Sot mbi rajonin tonë për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohore nuk kishte vranësira siç po vërehet edhe nga imazhi satelitor. Pra, shihet një kthjelltësi e pastër në imazhet satelitore të ditës së sotme.
Temperaturat gjithashtu u ngritën në vlera të larta ku ato maksimalet tejkaluan shifrën 30 në shumë pjesë të Gadishullit Ballkanik. Është kjo vala e parë serioze e nxehtësisë tropikale me origjinë nga Afrika Veriore për këtë sezonë verore.
Gjatë ditës së nesërme pritet të kemi mot edhe më të nxehtë dhe në nivel rajonal kryesisht stabil, megjithatë pasdite në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ekzistojnë gjasa për zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan