Shikoni temperaturat në perëndim të Gjermanisë e pastaj në lindje dhe vërene dallimin e madh. Në Poloni temperatura maksimale sot u regjistrua 35 gradë celsius dhe pikërisht kjo është arsyeja e destabilizimit të fuqishëm të atmosferës dhe zhvillimit të stuhive të fuqishme me breshër në këtë pjesë të botës. Depërtimi i ajrit të freskët dhe të lagësht nga Atlantiku dhe kontakti me ajrin e nxehtë në sipërfaqën e Evropës perëndimore ka shkaktuar “ekplozion atmosferik” me zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat kushtëzuan shtrëngata të fuqishme me breshër në Bavari të Gjermanisë.
Në këto momente rrebeshe të izoluara shiu ka edhe në rajonin tonë duke përfshirë edhe disa pjesë të Kosovës, përndryshe vazhdon dominimi i ajrit të nxehtë me origjinë nga Afrika Veriore./Meteoballkan