Siç shihet në fotografinë kryesore i tërë rajoni sot ishte nën ndikimin e masave të paqëndrueshme atmosferike të cilat prodhuan rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet ishin të karakterit lokal, tipike verore dhe mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
Rrebeshi mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend. Normalisht natyra lokale e këtyre reshjeve kushtëzon që disa rajone të mos preken fare nga reshjet.
Në këto çaste atmosfera është mjaft e destabilizuar që nga disa pjesë të Shqipërisë, pastaj Kosovës, Greqisë, disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa stuhitë më të fuqishme për momentin gjenden në Serbi ku ka edhe breshër dhe vërshime të shpejta lokale. Rrebeshe lokale ka edhe në Bullgari, Rumani e deri në Hungari./Meteoballkan