E quajtur “Lulja e Darvinit” apo “Primula e pranverës”, ka vlerë të madhe tregtare dhe shitet deri në 50 mijë euro kilogrami, tranmeton Gazeta Metro.
Kjo bimë rritet në lartësinë 700-2.300 metra dhe është mjaft e përhapur në Greqi por edhe në Opojë të Prizrenit, dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si dhimbjet e kokës, kollë, qetësim, sëmundjet bronkiale, kronike, etj.
Është mjaft e kërkuar në tregun evropian nga se është edhe më kualitative sipas analizave të bëra nga institute gjermane.
Kjo bimë përmban saponie dhe esencë glykocide, prandaj ka efektet shëruese të sëmundjeve të lartpërmendura. Pjesët që përdoren për shërim janë lulja dhe rrënjët.