Dje ishte thyer rekordi i temperatures më të lartë në Francë për muajin Qershor, ndërsa sot u thye rekordi për të gjitha kohërat prej se bëhen matjet meteorologjike në këtë shtet Evropian.
Në jug të Francës sot u regjistrua temperatura më e lartë e të gjitha kohërave dhe ajo arrit deri në 46 gradë celsius. Rekordi deri më tani ishte 44 gradë celsius dhe ishte shënuar në vitin 2003.Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë tropikale dhe masa ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.
Përderisa Evropa perëndimore po përballet me temperatura esktreme të larta në Evropën lindore dhe tek ne kemi masa të freskëta ajrore të cilat vijnë nga veriu i Kontinentit dhe të cilat na sigurojnë mot të këndshëm në krahasim me pjesët tjera të Evropës./Meteoballkan