Siç po shihet edhe në fotografinë satelitore sot në tërë rajonin tonë është kthjellët, vetëm me disa vranësira të pakta dhe sporadike. Temperaturat maksimale kanë arritur nga 30 deri në 32 gradë celsius në Kosovë, ndërsa nga 34 deri në 36 gradë celsius sa u regjistrua në jug të Shqipërisë.
Pra në jugun e Shqipërisë sot ishte dhe ende është më së nxehti në rajon. Mot mjaft i nxehtë dhe me diell pritet të kemi edhe nesër. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtujeshme afërisht 2-3 (më shumë se sot) gradë celsius në Kosovë, ndërsa në Shqipëri do të jetë ngjashëm sikurse sot./Meteoballkan