Shiu që ka rënë sot ka depërtuar në sallat e disa departamenteve të Fakultetit Filologjik dhe atij të shkencave Matametiko-Natyrore. Express posedon foto ku shihet se uji ka hyrë edhe në disa zyra të profesorëve.
Ende askush s’ka reaguar nga Universiteti i Prishtinës.
Kulmi i Fakultetit të Filologjisë prej pasluftës është rregulluar disa herë ndërsa në pesë vitet e fundit tre herë.
Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, uji përsëri ka depërtuar.