Sot në Kosovë do të mbajë mot jashtëzakonisht jostabil, me vranësira dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten reshje të dendura dhe mundësi për vërshime të shpejta kalimtare. Pas kalimit të frontit do të ketë ulje të theksuara të temperaturave. Në orët e mbrëmjes ose natën do të ketë stabilizim gradual të motit por do të jetë mjaft freskët.
Në tërë rajonin pritet mot jashtëzakonisht jostabil, me mundësi për intervale kohore me diell, ndërkohë pastaj me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nesër në tërë rajonin pritet mot kryesisht me diell, i këndshëm dhe stabil. Vende-vende me vranësira kalimtare por pa reshje atmosferike. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta.
Edhe të premtën mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa për fundjavë pritet destabilizim i ri i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan