Destabilizimi i fuqishëm i atmosferës ka sjellë reshje të shumta shiu pothuajse në tërë rajonin.
Nga stuhi të fuqishme mbrëmë u godit Mali i Zi, Bosnja, por më mirë nuk kaloi as Kroacia.
Stuhia e fuqishme që mbrëmë për disa orë me radhë goditi Dalmacinë solli rrebeshe shiu, gjersa në bregdet u regjistrua edhe fenomeni i njohur si “cunami meteorologjik”.
Bëhet fjalë për luhatjet e papritura të nivelit të detit për shkak të ndryshimeve në presionin e ajrit që ndodhin për shkak të kalimit të presionit atmosferik në Adriatik.
Fenomeni u regjistrua në të gjitha ishujt e Dalmacisë Qendrore, kryesisht ndërmjet orës 20:00 dhe 22:00, gjersa më i theksuar ishte në qytetin e vjetër të Hvarit.