Goditja e fuqishme dimerore edhe pse afatshkurter megjithate ia vlejti per te mos shkuar huq krejtesisht stina e dimrit. Pamje nga me spektakularet u pane ne tere rajonin tone nga reshjet e dendura te bores, megjithate acarit te forte siberik po i vije fundi sic mund te shihet edhe ne foto ku ngjyra e kaltert por terhiqet thelle ne lindje dhe verlindje. Kjo nuk do te thote se nuk do te kete ngrica edhe neteve dhe mengjeve te ardhsme, por ato nuk do te jene te forta.
Temperaturat ditore do te shenojne ngritje cdo dite e me shume. Po ashtu nga Evropa perendimore tani kemi krijimin e nje anticikloni shume te fuqishme i cili ne vehte permban ajrin e thate.
Gjate diteve te ardhshme na pret mot kryesisht i thate, por priten edhe vranesira here pas here sidomos neser pasdite vone ose ne mbremje, perpos vranesirave mund te kete edhe riga lokale shiu ose fjolla debore ne shume vise te Kosoves. Reshjet do te jene afatshkurtra dhe te karakterit lokal.
Pra, para nesh nje periudhe e thate, me ngrica te dobeta, ngritje te temperaturave dhe mundesi per mjegull neper lugina./Meteoballkan