.Një avion i Japan Airlines u përfshi nga flakët në aeroportin Haneda të Tokios të martën pas një përplasjeje të mundshme me një avion të Rojes Bregdetare, me kompaninë ajrore që tha se të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi ishin evakuuar në mënyrë të sigurtë.
Pamjet e drejtpërdrejta në transmetuesin publik NHK treguan se avioni shpërtheu në flakë ndërsa rrëshqiste në asfalt, pavarësisht përpjekjeve të ethshme të ekipeve të shpëtimit për të kontrolluar flakët.
Roja Bregdetare tha se ishte duke hetuar mundësinë që një prej avionëve të saj të përplasej me avionin e pasagjerëve.
Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte nisur nga aeroporti Shin-Chitose në ishullin verior të Hokkaido.
Haneda ka mbyllur të gjitha pistat pas incidentit, tha një zëdhënës i aeroportit.
A Japanese Airlines plane seems to have caught fire after crash landing at Haneda Airport
@RadaBoxCom
— Flight Emergency (@FlightEmergency) January 2, 2024