E para do të jetë pasditen e së shtunës dhe natën mes së shtunës dhe të dielën ku ka mundësi që të kemi ngricat e para. Gjatë së shtunës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, në viset kodrinore-malore reshje bore. Në disa rajone në Kosovë reshjet e borës do të paraqiten shkurtimisht për herë të parë.
E diela vjen e ftohtë në mëngjes por me ngritje të temperaturave gjatë ditës.
Goditja e dytë arktike e cila do të jetë pak më e fuqishme do të vije natën mes së hënës dhe të martës, eventualisht të martën duke kushtëzuar edhe reshje të dendura bore në Kosovë dhe Shqipërinë veriore dhe verilindore. Edhe kjo nuk do të zgjasë shumë sepse priten ngritje të temperaturave pas një dite eventualisht dy. Për sasinë e reshjeve të borës do të flasim ende sepse do të ketë ndryshime në parashikim./Meteoballkan