Masat ajrore të ftohta arktike të cilat kanë përfshirë shumë pjesë të Evropës dhe Ballkanit më në fund do të arrijnë edhe në territorin e Republikës së Kosovësm pjesëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por normalisht në një formë pak më të dobësuar. Sonte në orët e vona të pasdites apo të mbrëmjes pritet shtim i konsiderueshëm i vranësirave, ndërsa erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Do të ketë edhe reshje shiu, vende-vende edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në viset kodrinore-malore do të fillojnë reshjet e borës. Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në ndonjë qytet apo qytezë të Republikës së Kosovës gjatë natës, pra nuk përjashtohet tërësisht mundësia.
Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar gjatë natës, ndërsa dita e nesërme do të jetë e ftohtë, me vranësira por kryesisht thatë, apo me ndonjë reshje sporadike shiu dhe bore në viset kodrinore-malore. Gjatë natës nuk pritet të ketë ngrica sepse do të kemi erëra dhe vranësira, kurse me rrezikshmëri për ngrica eventuale do të jetë nata e ardhshme, pra ndaj apelojmë tek bujqit që ti marin të gjitha masat paraprake për mbrojtjën e kulturave bujqësore nga ngircat evnetuale natën mes të martës dhe të mërkurës. Reziku më i madh do të jetë afër orëve të hershme të mëngjesit sepse pikërisht atëherë pritet kthjellim i motit. Pra po flasim për natën e ardhshme, jo për sonte sepse dikush mund të keqkuptojë.
Të mërkurën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë gjatë ditës pritet ngritje e shpejt e temperaturave ku ato maksimalet do të arrijnë deri në 20 gradë celsius, ndërsa nga e enjta përsëri do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të dendura.