Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike nga sonte kemi ulje graduel të temperaturave dhe reshje bore. Reshjet e borës do të jenë të dendura sidomos në viset kodrinore-malore, por nuk priten reshje shumë të mëdha sidomos nëpër ultësira nuk duhet pritet reshje të mëdha bore.
Pas reshjeve të borës që priten sonte dhe nesër paradite, nga pasditja e nesërme reshjet do të dobësohen dhe lokalizohen, pra do të vazhdojnë në formë të rrebesheve të herëpashershme lokale kryesisht më të koncentruara në viset kodrinore-malore.
Gjendje të ngjashëm sinoptike prite gjatë fillimit të javës së re, kurse nga mesi i javës së re pritet të kemi fuqizimin e anticiklonit Siberik i cili përmes periferisë së tij do të na sjellë sasi të reja të ajrit të ftohtë siberik në rajonin tonë. Erërat e akullta veriore dhe verilindore do të shtojnë ndjesinë e të ftohtit. Me këtë nënkuptojmë se i ftohti do të fuqizohet në pjesën e dytë të javës së re ku fare lehtë mund të kemi temperatura minimale deri në -10 gradë Celsius nëpër ultësira, nërsa në viset malore temperatura minimale mund të ulet deri në -15 gradë Celsius.
Berthama e kësaj mase të acart polare pritet të zhvendoset pikërisht në Ukrainë ku ka edhe luftime të ashpra dhe ky i ftohtë do të vështirësojë gjendjen atje edhe ashtu e mjerueshme.
Përmirësim të motit sipas të gjitha gjasave pritet të kemi nga data 14 Mars ku ngricat e dobëta do të vazhdojnë ende, por temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale./MeteoBallkan