Ndër uraganët më shkatërrues që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikes llogariten Katrina, Irma, Sandy, Matthew etj. që rrëzuan shtëpi, shkulën pemë me rrënjë dhe mbytën njerëz.
Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.
Arsyeja e emërimit të uraganeve
Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave.
Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë.
Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.
Mënyra si emërohen uraganet:
Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor.
Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh.
Emërtimet e uraganeve, cikloneve dhe tajfuneve janë zakonisht të njohur dhe të popullarizuar, por që në asnjë mënyrë nuk i përmbajnë shkronjat Q, U, X, U dhe Z.
Koha kur largohet ndonjë emër nga lista:
Dëmet e mëdha pas stuhisë
Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoren sërish.
Deri më tani janë larguar Katrina, Sandy, Mathew, Irma etj. ndërsa sipas të gjitha gjasave do të hiqet edhe Dorian.