Edhe autoritet greke kanë paralajmëruar për reshje të mëdha dhe fenomene ekstreme amtosferike duke filluar nga dita e nesërme.
Sipas mbrojtes civile greke fenoment më të rrezikshme dhe më ekstreme meteorologjike pritet të ndodhin në Korfuz që osht shumë afër jugut të Shqipërisë.
Autoritetet bëjnë thirrje që të shmangen daljet e panevojshme në zonat ku është paraljmëruar se do të godas motit i ashpër. ” Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e Korfuzit dhe Kelafonisë të jenë shumë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet themelore të mëposhtme: Shmangni çdo lëvizje të panevojshme gjatë kushteve të rënda të motit dhe sigurojini i mirë dyert dhe dritaret tuaja, duke pasur gjithmonë parasysh në rast të përrenjve për të lëvizur në pikat më të larta të shtëpisë” thuhet në paralajmërimet e Mbrojtes Civile Greke.
Ndërkaq, MeteoBallkan njofton se reshje mjaft të dendura shiu të cilat mund të jenë edhe mjaft problematike mund të përfshijnë edhe jugun, jugperëndimin dhe juglindjen e Shqipërisë. As viset tjera të Shqipërisë nuk do të jenë imune ndaj reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe stuhive të fuiqishme lokale./Meteoballkan