Një avion Boeing 747 ka përfunduar në fund të detit në Bahrein, por nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident, pasi avioni është zhytur qëllimisht duke u bërë pjesë e një parku nënujor.
Avioni që dikur fluturonte kilometra të tëra mbi sipërfaqen e tokës, tashmë është nën ujë nga ku është kthyer në një atraksion turistik për zhytësit. Ai është bërë pjesë e “Dive Bahrain”, i cili është vlerësuar si parku më i madh nënujor në botë.
Avioni u zhyt në muajin qershor në fund të detit, ndërsa atij do t’i bashkëngjitet edhe një shtëpi tradicionale e Bahreinit, duke e bërë sa më tërheqës këtë park nënujor.