Numri i viktimave të tërmetit të së martës vazhdon të rritet. Deri me tani 47 është numri i viktimave të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit.
Katër viktimat e fundit janë nxjerrë në zonën e Ish-Kënetës, në familjen Lala, rreth orës 17:15.
Ekipi francez i kërkimshpëtimit ka nxjerr nga rrënojat e pallatit pranë shkollës “Dy Gjela” në Durrës, trupin e pajetë të një gruaja rreth 70 vjeçare.
Ndërkaq vijon puna për nxjerrjen e trupit të tretë që ndodhet ende nën rrënoja.
Bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit shkon në 47 të vdekur
Ekipet e shpëtimit gjatë tërë ditës kanë kërkuar për personat e mbetur nën rrënoja.