Fshati Bajgorë i Mitrovicës është mbuluar mbrëmë me borë.
Madje, raportohet se rrugët e këtij vendi rural janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.
Ndryshe, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.