• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Brenda ishullit të mahnitshëm të Sazanit në Shqipëri, detaje që ndoshta nuk i keni ditur

Brenda ishullit të mahnitshëm të Sazanit në Shqipëri, detaje që ndoshta nuk i keni ditur

01/04/2024 | 10:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.05.2026.) e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.06.2026) e hënë

31/05/2026 | 23:34
Njoftimi i KEDS: të gjitha lokacionet ku sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

31/05/2026 | 23:21
Çmimet e derivateve për sot

Ky do të jetë çmimi i naftës për nesër

31/05/2026 | 22:20
Stuhi në Gjermani: Dy të vdekur, rrufeja godet në një shtëpi

Stuhi në Gjermani: Dy të vdekur, rrufeja godet në një shtëpi

31/05/2026 | 21:37

Sonte shfaqet “Hëna Blu”, një nga fenomenet më të veçanta astronomike

31/05/2026 | 16:11
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

31/05/2026 | 08:56
Punimet e domosdoshme – Këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike sot

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik në rajonin e Prishtinës nesër, e diele!

30/05/2026 | 23:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.05.2026.) e diele!

30/05/2026 | 23:17
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yorkun?

Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yorkun?

30/05/2026 | 16:00
Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

30/05/2026 | 11:17
El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?

Për tri ditë nafta në Kosovë do të shitet me çmim të njëjtë

30/05/2026 | 10:42
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

30/05/2026 | 10:13
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Brenda ishullit të mahnitshëm të Sazanit në Shqipëri, detaje që ndoshta nuk i keni ditur

Brenda ishullit të mahnitshëm të Sazanit në Shqipëri, detaje që ndoshta nuk i keni ditur

01/04/2024 | 10:13
562
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste.

Herë pas here ishulli përdoret edhe për stërvitje nga ushtria shqiptare dhe nga NATO-ja. Por, në vitin 2017, Qeveria e Shqipërisë, vendosi ta lejojë qasjen për vizitorë nga maji deri në muajin tetor.

Vëmendja në këtë ishull u rikthye para pak javësh kur dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shprehu interesim për ndërtimin e një kompleksi turistik.

Kur dhe si mund të shkohet në ishull?

Nga maji deri në tetor, për të shkuar në Sazan është i nevojshëm udhëtimi me anije.

Udhëtimi zgjat nga 20 deri në 45 minuta.

Kohëzgjatja e udhëtimit varet shumë edhe nga moti.

Distanca më e afërt e Vlorës me Sazanin është rreth 8 kilometra.

Kur të nisë udhëtimi, sa më shumë që anija i afrohet ishullit, aq më shumë vërehen objektet e vjetra që dekada më parë shfrytëzoheshin nga ushtarakët.

Aty ishte krijuar një mini-qytet, ku oficerët jetonin me familjet e tyre.

Kishte edhe shkollë për fëmijët.


Niko Leraj, një ish-ushtarak nga Vlora, jetoi 9 vjet në Sazan në vitet ‘80.

Ushtrimet dhe përgatitjet ushtarake thotë ai, ishin rutina e ushtarakëve në ishull.

“Përditshmëria do të thoshte stërvitje, përgatitje dhe vetëm përgatitje dhe gatishmëri për mbrojtjen e atdheut, ashtu siç ishte teoria”, tha Leraj për Radion Evropa e Lirë.

“Sazani, duke qenë i izoluar nga toka, nuk kishte dritë elektrike të pandërprerë, nuk kishte ujë të rrjedhshëm, as 24 orë e as me orë të ndërprera. Sazani, ujin e kishte me cisternë që vinte nga Vlora”, tha Leraj për Radion Evropa e Lirë.

Në ishull ende nuk ka ujë të pijshëm e as energji elektrike.

Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe rreth 6 kilometra katrorë dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 kilometra katrorë.

Çfarë ka mbetur në Sazan?

Në Sazan ndodhet një port i vogël në afërsi të të cilit ditën që Radio Evropa e Lirë vizitoi ishullin, më 19 mars, dy ushtarë u panë teksa patrullonin.

Ishulli ka shumë bunkerë.

Numri i saktë i tyre nuk dihet.

Por, ata janë në çdo cep të ishullit.

Ishulli ka shumë tunele, në të cilat nuk lejohet hyrja.

Numri i tyre nuk dihet.

Në ishull ka shumë magazina ushtarake boshe.

Në shumë prej tyre kanë mbetur shishe të vjetra me dekada.

Në shumë pjesë të ishullit shihen dhjetëra objekte të dëmtuara.

Asnjë prej tyre nuk duket të jetë funksionale.

Në disa vende shihen edhe automjete të vjetra e të shkatërruara.

Radios Evropa e Lirë iu desh leje e posaçme nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për të hyrë në ishull dhe gjatë gjithë vizitës u përcoll nga një pjesëtar i ushtrisë shqiptare.

Çfarë planifikon të bëjë dhëndri i Trumpit?

Në mes të mendimeve për dhe kundër ndërtimit në Sazan, në Shqipëri u konfirmua se një kompani, në pronësi të Jared Kushner, ka dorëzuar një aplikim për investim në këtë ishull.

Aplikimi ende nuk është publik, por vetë Kushner ka publikuar fotografi të planit ideor.

Kompania amerikane Atlantic Incubator Partners LLC, ka dorëzuar këtë aplikim përmes të cilit shpreh interes për investim në Sazan më 27 dhjetor 2023.

Realizimi eventual i projektit ngriti shqetësime tek organizata ambientaliste në Shqipëri.

“Presioni më i madh është me ndotjen, në radhë të parë me ujërat e zeza…në ujërat e zeza përfshihen edhe të gjitha kimikatet, detergjentet”, i tha REL-it, Simo Ribaj nga organizata Rrjeti “Vizioni i Gjelbër”.

Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.05.2026.) e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.06.2026) e hënë

31/05/2026 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

31/05/2026 | 08:56
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.05.2026.) e diele!

30/05/2026 | 23:17
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲