• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Çfarë duhet të bëjmë kur ndodhemi në mes të një tërmeti

22/09/2019 | 14:29
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 26 mars!

25/03/2026 | 23:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.03.2026.) e enjte

25/03/2026 | 22:10
Fundi i një gjigandi: Ajsbergu më i madh në botë drejt shkrirjes

Fundi i një gjigandi: Ajsbergu më i madh në botë drejt shkrirjes

25/03/2026 | 20:21
Sezoni i alergjive, këta janë hapat që duhet të ndërmerrni

Sezoni i alergjive, këta janë hapat që duhet të ndërmerrni

25/03/2026 | 20:01
Moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

25/03/2026 | 07:58
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 25 mars!

25/03/2026 | 00:09
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.07.2021.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.03.2026.) e mërkurë

24/03/2026 | 23:15
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq

Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Cilat ndryshime në atmosferë i dallon para motit të keq

24/03/2026 | 12:20
Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Gjermanisë çon në shembjen e teleferikut

24/03/2026 | 11:46
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

24/03/2026 | 08:50
Këtë javë ndërrohet ora

Këtë javë ndërrohet ora

24/03/2026 | 07:57
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi i KEDS për të martën, 24 mars!

23/03/2026 | 22:54
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Çfarë duhet të bëjmë kur ndodhemi në mes të një tërmeti

22/09/2019 | 14:29
506
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Sipas ekspertëve, tërmeti që u ndie dje në të gjithë Shqipërinë, me epiqendrën pranë bregdetit të Durrësit, ishte një nga më të fuqishmit në 20-30 vitet e fundit dhe shkaktoi rreth 65 të lënduar.

Ndonëse tërmetet dhe dëmet prej tyre nuk janë diçka e re për vendin tonë, ato të kësaj shkalle kanë qenë të rrallë, fatmirësisht.

Tërmeti i djeshëm na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti, si dhe se çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar dëmet sa më shumë në të ardhmen.

ÇFARË TË BËJMË PËRPARA NJË TËRMETI?

  • Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe çatisë.
  • Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.
  • Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.
  • Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.
  • Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.
  • Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.
  • Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.
  • Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë se ku ndodhen.
  • Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.

ÇFARË DUHET TË BËJMË GJATË NJË TËRMETI?

  • Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.
  • Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.
  • Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.
  • Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.
  • Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.
  • Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

ÇFARË DUHET TË BËJMË PAS TËRMETIT?

  • Sigurohu që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.
  • Dilni me kujdes nga banesat.

Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 26 mars!

25/03/2026 | 23:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.03.2026.) e enjte

25/03/2026 | 22:10
Sezoni i alergjive, këta janë hapat që duhet të ndërmerrni
Lajme

Sezoni i alergjive, këta janë hapat që duhet të ndërmerrni

25/03/2026 | 20:01
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲