Kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, dukshëm më ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell në dy ditët e para të javës, ndërsa nga e mërkura do të fillojnë të depërtojnë vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu.
Me kalimin e ditëve reshjet e shiut do të vijnë duke u shpeshtuar sidomos nga e mërkura në mbrëmje dhe e enjta.
Ndikimi ciklonik nga Atlantiku do të ketë “fjalën kryesore” gjatë kësaj jave dhe me këtë nënkuptojmë reshje të shpeshta shiu. Në Shqipëri priten vranësira më të theksuara edhe në fillim të javës me mundësi për riga lokale shiu. Reshjet e shiu dhe stuhitë me bubullima fuqizohen në Shqipëri nga mesi i javës.
Pra, dy ditët e para të javës në Kosovë mot shumë i mirë dhe i këndshëm, me ndonjë mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar. Të mërkurën shtim i konsiderueshëm i vranësirave, ndërsa temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta.
Masat ciklonike me origjinë nga Atlantiku përforcohen dukshëm nga mesi i javës duke kushtëzuar reshje të shpeshta shiu në tërë rajonin tonë, ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi priten rrebeshe mjaft intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rebeshe intensive nganjëherë mund të ketë edhe në Kosovë.
Mot i paqëndrueshëm do të mbajë edhe të premtën dhe gjatë fundjavës, me depërtime të reja ciklonike dhe herë pas here me reshje shiu. Reshjet e shiut mund të jenë intensive, ndërsa reshje shqote e bore vetëm në viset e larta malore. Temperaturat do të shënojnë ulje, por ende jo të theksuara ngase rrymimet ajrore në rajonin tonë do të jenë kryesisht nga jugu dhe kjo nënkupton temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan