Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell por edhe me vranësira të herë pas hershme. Do të jetë mjaft nxehtë.
Në Shqipëri do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i nxehtë, do të ketë diell por edhe vranësira të herë pas hershme të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Do të ketë edhe vranësira kalimtare.
Në Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në viset kodrinore-malore.
Nesër në tërë rajonin do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Rrallë në disa rajone në Shqipëri mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga hëna në Shqipëri rrebeshet e shiut do të jenë më të përhapura, më të fuqishme dhe më të shpeshta por nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Temperaturat do të ulen pak në ato rajone ku do të ketë rrebeshe, ndërsa në Kosovë do të vazhdojë mot kryeisisht i thatë me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu./Meteoballkan