Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe më i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të pranishme vetëm në disa zona.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira lokale. Ende në disa vise priten riga afatshkurtra shiu dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, por shumica e territorit do të mbetet pa reshje.
Edhe të martën na pret mot i nxehtë, por jo krejtësisht stabil, ngase pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa zona të izoluara. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe gjatë mesjaves priten temperatura mbi 30 gradë Celsius.
Nga e mërkura na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Ende do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu në disa zona kryesisht kodrinore-malore./MeteoBallkan