Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me breshër, erëra kalimthi të fuqishme dhe bubullima të zhurmshme, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Temperaturat shënojnë ulje sidomos në kohën e rrebesheve.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Në kohën e intervaleve kohore me diell do të jetë zagushi.
Rrebeshe lokale sot priten edhe në Preshevë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa rrebeshet më intensive nesër priten në veri dhe lindje të Malit të Zi.
Mot me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë do të mbajë edhe të mërkurën, ndërsa të enjtën në Kosovë më qetë, përderisa rrebeshet vazhdojnë në lindje-juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore.
Nga e premta destabilzim edhe më i fortë i atmosferës me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovë (pasdite vonë), Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
Edhe për fundjavë na pret mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan