Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm, me vranësira intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, ndërsa vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të mërkurën dhe të enjten po ashtu na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet më shumë diell e më pak vranësira.
Të premtën një sistem frontal nga deti pritet të përfshijë edhe viset bregdetare me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa pasdite edhe në viset kontinentale priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten reshje intensive.
Nga e shtuna mund të kemi përmirësim gradual të motit./MeteoBallkan