Sot në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise mund të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa temperaturat shënojnë rritje. Minimalet pritet të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 16 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Më shumë diell në Shqipëri dhe jug të Malit të Zi, ndërsa vranësirat do të përshkojnë Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore të cilat edhe ato pritet të pakësohen.
Të enjtën në tërë rajonin na pret një ditë e ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Parashihen vranësira të pakta lokale, ndërsa temperaturat maksimale deri në 20 gradë Celsius. Në disa rajone edhe më ngrohtë.
E Premta sjellë vranësira dhe reshje shiu. Priten intervale reshjesh të dendura shiu në disa rajone, ndërsa temperaturat shënojnë ulje.
Për fundjavë freskët, me intervale kohore me diell, vranësira dhe rrebeshe lokale, afatshkurtra shiu./METEOBALLKAN