Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vranësirat do të vijnë duke u pakësuar për tu lëshuar rrugën rrezeve të diellit, por mbetet freskët.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por i freskët. Vende-vende priten edhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike.
Nga e premta përmirësim i motit dhe rritje graduale e temperaturave, ndërsa për fundjavë na pret mot i mirë me temperatura maksimale nga 25 deri në 30 gradë Celsius të dielën dhe të hënën.
Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e marta pritet destabilizim gradual i motit me mundësi për reshje të shpeshta shiu./Meteoballkan