Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në viset malore me reshje të herëpashershme shqote e bore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Reshje pak më intensive priten në jug të Shqipërisë dhe në disa vise në Maqedoninë Veriore.
Edhe të shtunën na pret mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në viset malore fjolla bore. Gjatë ditës rrezet diellore do të fillojnë të shfaqen kryesisht në bregdetin shqiptar dhe viset përreth. Reshjet e shiut dhe borës do të dobësohen dhe pushojnë në gati krejt rajonin, por mbeten ende gjasa për riga të izoluara shiu dhe fjolla bore.
Të dielën stabilizim gradual i motit. Reshje më nuk priten ndërsa vranësirat do të fillojnë të dobësohen dhe mund të ketë intervale kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.
Nga e hëna më ngrohtë dhe me diell. Mëngjeset pritet të jenë të ftohta dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina./Meteoballkan