Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe lokalisht me ngrica kryesisht të dobëta.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të mërkurën pak më nxehtë, me rritje të lehta të temperaturave ditore. Do të vazhdojë mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell.
1
Të enjtën dhe të premtën pak më ftohtë me vranësira, intervale kohore me diell dhe mundësi për riga lokale shiu të intensitetit të dobët. Për fundjavë përsëri rritje e tempertaurave./MeteoBallkan