Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të pushojnë sonte gjatë natës, ndërsa nesër pasdite mund të ketë riga lokale shiu.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe po ashtu mund të ketë edhe riga lokale shiu, por intesiteti i reshjeve do të jetë më i dobët.
Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu.
Nesër në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite vonë pritet të depërtojë cikloni i ri i cili do të sjellë reshje të reja shiu. Reshjet do të fillojnë fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa gjatë natës do të përfshijnë edhe Kosovën dhe Maqedoninë Veriore. Në zona të caktuara priten përsëri reshje intensive por të cilat nuk do të zgjasin shumë.
Të dielën pritet të kemi mot më të mirë dhe më stabil. Reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të tërhiqen. Pritet të ketë rreze diellore, megjithatë në disa rajone përsëri do të ketë gjasa për riga lokale shiu, ndërsa të hënën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht stabil./Meteoballkan