Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi që të ketë edhe mjegull vende-vende.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Nëpër lugina do të ketë mjegull.
Të hënën në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe relativisht të nxehtë. Pasdite në Shqipëri do të ketë shtim të vranësirave, ndërsa në mbrëmje priten reshje shiu.
Të martën si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të kemi mot me vranësira të dendura dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje ose gjatë natës reshje bore do të ketë në shumë pjesë të Kosovës, në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe lindje, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë. Reshjet e borës nuk pritet të zgjasin shumë dhe gjithashtu nuk priten reshje të mëdha të borës me përjashtim të viseve malore./Meteoballkan