Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft jostabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime vranësirash gjatë ditës të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, vende-vende me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pjesë të mëdha të territorit shqiptar ende do të mbesin pa reshje aq shumë të nevojshme.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa në disa rajone pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e hëna përsëri pritet të kemi mot kryeisht me diell, por edhe me vranësira kalimtare. Reshjet do të rrallohen për disa ditë, ndërsa sipas ecurive aktuale sinoptike reshjet aq shumë të nevojshme dhe të dëshiruara (gjithëpërfshirëse) në Shqipëri dhe Kosovë do të vijnë fundjaven tjetër. Mbetet të shihet./Meteoballkan