• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Çfarë të bëni nëse bizneset nuk ua pranojnë 2 euro origjinal?

Çfarë të bëni nëse bizneset nuk ua pranojnë 2 euro origjinal?

01/12/2023 | 20:44
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punimet në rrjet të Premten, 9 Maj!

08/05/2025 | 23:07
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (09.05.2025.) E Premte

08/05/2025 | 23:02
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

08/05/2025 | 08:00
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 8 Maj!

07/05/2025 | 23:14
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2024.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.05.2025.) E Enjte

07/05/2025 | 23:08
Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

Momenti kur aeroplani me pasagjerë kalon nëpër një tornado masive uji

07/05/2025 | 20:06
Stuhia e pluhurit përfshin qytetin saudit, shkakton kaos dhe evakuime

Stuhia e pluhurit përfshin qytetin saudit, shkakton kaos dhe evakuime

07/05/2025 | 11:48
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

07/05/2025 | 08:48
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

07/05/2025 | 07:53
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.05.2025.) E Mërkurë

07/05/2025 | 00:00
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

06/05/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 6 Maj!

05/05/2025 | 23:59
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Çfarë të bëni nëse bizneset nuk ua pranojnë 2 euro origjinal?

Çfarë të bëni nëse bizneset nuk ua pranojnë 2 euro origjinal?

01/12/2023 | 20:44
2.8k
SHARES
8k
VIEWS
Shpërndaje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dalë me udhëzime shtesë sot për menaxhimin e situatës së vërshimit të parave fals në tregun e Kosovës, kryesisht të monedhës 2 euro.

Një nga problemet kryesore të qytetarëve ka qenë me bizneset të cilat kanë filluar të mos pranojnë fare monedha 2 euro, edhe nëse ato janë origjinale.

BQK ka njoftuar se të gjitha denominimet në euro në kartëmonedha dhe monedha origjinale janë mjet i vlefshëm pagese në Kosovë.

Sipas BQK-së, asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendosë për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave.

Së këndejmi, nëse bizneset dhe marketet nuk ua marrin monedhat origjinale 2 euro, mund t’i lajmëroni organet kompetente.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në vijim të komunikatës dhe udhëzimeve të datës 7 nëntor 2023, me qëllim të udhëzimeve shtesë dhe sqarimit të paqartësive të ngritura, njofton qytetarët dhe bizneset se të gjitha denominimet në Euro të kartëmonedhave dhe monedhave të vërteta (origjinal), pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Republikën e Kosovës. Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave.”, thotë njoftimi i BQK-së.

Komunikata e plotë:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në vijim të komunikatës dhe udhëzimeve të
datës 7 nëntor 2023, me qëllim te udhëzimeve shtesë dhe sqarimit të paqartësive të ngritura,
njofton qytetarët dhe bizneset se të gjitha denominimet në Euro të kartëmonedhave dhe
monedhave të vërteta (origjinal), pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Republikën e
Kosovës. Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti
të ligjshëm të pagesave.

BQK duke njohur rëndësinë që ka furnizimi i ekonomisë së Republikës së Kosovës me para të
gatshme dhe nevojën të ruhet besueshmëria dhe integriteti i Euros në përdorimin e saj si mjet
pagese, është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i
mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti kundër ligjor,
duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale dhe teknike.
Si rezultat i bashkërendimit të aktiviteteve që dalin nga detyrat dhe plani i përbashkët, dhe
veprimit efektiv të konfiskimit të një sasie të madhe të monedhave të denominimit prej 2 € nga
organet e zbatimit të ligjit, ku edhe BQK kishte kontribut, edhe më tej udhëzohen qytetarët dhe
bizneset të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar gjatë transaksioneve me këtë denominim.
Monedhat e vërteta janë të dallueshme nga ato të falsifikuara dhe se ka disa mundësi që të
identifikohen. Monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të
vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të
rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje. Prandaj BQK udhëzon
qytetarët dhe bizneset që për një verifikim më të lehtë të bazohen në manualin e publikuar në
vijim:
https://bqk-kos.org/edu/materialet/monedhat-euro/

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Nenit 296 të Kodit Penal Nr. 06/L-
074 të Republikës së Kosovës dhe Nenit 19 dhe 20 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore
të Republikës se Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdorë ose
posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë, dënohet me gjobë ose
burgim. Prandaj, në rast të dyshimit, qytetarët dhe bizneset udhëzohen që të kontaktojnë Policinë
e Kosovës në mënyrë që monedhat e dyshuara si të falsifikuara të tërhiqen nga qarkullimi dhe të
dërgohen për analizë tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ashtu qe te luftohet burimi i
prejardhjes së tyre dhe shpërndarjes brenda vendit. Luftimi i këtij fenomeni do të vazhdojë dhe
bashkëpunimi i tillë është i nevojshëm për rezultate efektive nga organet e zbatimit të ligjit.
BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e
pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i ri-qarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe
trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.
Lidhur me këtë, bankat dhe institucionet tjera financiare duhet të vazhdojnë të ngrisin kapacitetet
e tyre në adresimin e kësaj dukurie, të lehtësojnë furnizime me monedha të reja për qytetarët dhe

bizneset dhe të shtojnë komunikimin me klientët dhe autoritetet përkatëse sa më efektivisht.
Gjithashtu, bankat dhe institucionet jo bankare, duke përdorur pajisjet e tyre adekuate dhe të
avancuara, të lehtësojnë deponimin apo zëvendësimin e monedhave që detektohen si origjinale
me denominime në monedha më të vogla apo kartëmonedha që konsiderohen nga qytetarët dhe
bizneset më lehtë të qarkullueshme.

Për aq sa është e mundur, rekomandohet shmangia e përdorimit te parasë se gatshme dhe
përdorimi i mjeteve elektronike të pagesave, por pa penguar dhe kufizuar te drejtën e secilit për
të zgjedhur instrumentin ligjor te pagesës me rastin e kryerjes së pagesave.
BQK brenda mandatit dhe fushëveprimit të saj, mbetet e përkushtuar të mbështes organet ligj
zbatuese në zbatimin e të gjitha veprimeve përkatëse institucionale në luftimin e falsifikimit të
parasë si një veprim i paligjshëm dhe i dënueshëm. Ndërsa do të vazhdojë të monitoroj, udhëzoj
publikun, asistoj dhe marr masa për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni, i shfaqur edhe ne
vendet tjera dhe i cili kërkon përgjigje adekuate dhe efektive jo vetëm në nivel lokal.
Sa i përket ankesave lidhur me këtë çështje, çdo pengesë eventuale që qytetarët apo bizneset
mund të hasin nga institucionet financiare ato mund të adresohen në BQK, kurse nëse pengesat
për qytetarët paraqiten nga bizneset, ata mund t’i adresojnë ankesat e tyre të institucionet
përkatëse inspektuese (qendrore apo lokale), apo tek organet e zbatimit të ligjit.


Related Posts

Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

Punimet në rrjet të Premten, 9 Maj!

08/05/2025 | 23:07
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (09.05.2025.) E Premte

08/05/2025 | 23:02
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

08/05/2025 | 08:00
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲