Një sistem ajror me presion të ulët atmosferik do të zhvendoset nga veriu në drejtim të Mesdheut perëndimore dhe Gadishullit Iberik ku do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili do të stacionohet në atë rajon për disa ditë me radhë.
Cikloni i cili fillimisht ishte parashikuar të vinte në drejtim të Shqipërisë tanimë është e qartë se do të shkojë mbi Gadishullin Iberik, duke shkaktuar stuhi jashtëzakonisht të fuqishme atje dhe shira të rrëmbyeshëm, kështu që vërshimet do të jenë të paevitueshme. Jugu, juglindja dhe qendra e Spanjes do të goditen më së shumti si psh, qytetet si Valencia, Murcia, Barcelona por edhe Madridi.
Përderisa atje priten stuhi të fuqishme mbi rajonin tonë nga e premta do të fuqizohet anticikloni i Azoreve i cili do të na sjellë mot të thatë dhe pa reshje atmosferike. Të shpresojmë që rrebeshet e nesërme dhe pasnesër të zbusin pak thatësinë e madhe në Shqipëri sepse pastaj prapë priten disa ditë pa reshje atmosferike./Meteoballkan