Kjo gjendje sinoptike nuk është dukuri e shpeshtë, përkundrazi ta shikosh Mesdheun me një seri ciklonesh të njëpasnjëshme dhe pastaj të vije cikloni gjigand në fund në pjesën e dytë të javës i cili gllabëron pothuajse tërë Mesdheun dhe Evropën është një fenomen i jashtëzakonshëm meteorologjik dhe mjaft i rrallë. Si pasojë Evropën, Mesdheun dhe Gadishullin Ballkanik i pret një mot jashtëzakonisht trubulent ditëve të ardhshme dhe me mundësi edhe për ekstreme meteorologjike.
Pasiqë shumë meteorologë janë duke e përcjellur me vëmendje të jashtëzakonshme situatën e pamë të udhës që edhe ne të publikojmë dhe të paralajmërojmë për mundësinë e paraqitjes së ekstremeve meteorologjike në rajonin tonë posaqërisht në rajonet Mesdhetare dhe Ballkanin veriperëndimor dhe perëndimor. Kjo asesi nuk duhet kuptuar se duhet të kemi frikë sepse moti do të jetë në suaza të normales me reshje të shpeshta shiu dhe bore, erëra të herëpashershme jugore por edhe veriore por ne themi se kjo është esktreme në aspektin meteorologjik sepse shihet shumë rrallë. Megjithatë nuk duhet përjashtuar asgjë sepse një sasi aq e madhe e ajrit jostabil dhe turbulent në Mesdhe mund të na shkaktojë edhe telashe. Po flasum si mundësi që mund të ndodhë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Sidoqoftë fillimisht ne do të jemi në sektorin e nxehtë të këtyre “aktiviteteve” ekstreme ciklonike dhe do të kemi kryesisht reshje shiu por edhe bore vende-vende, megjithatë në mesjavë apo fundjavë gjasat janë të mira që të kemi stuhi të fuqishme dimërore. Stuhi jashtëzakonisht të fuqishme dimërore priten në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi dhe për këtë jemi të bindur se do ët flitet por Kosova për momentin, po themi për momentin sipas modeleve do të jetë një “fushëbetejë”mes ajrit të nxehtë dhe të ftohtë. S,ka dyshim se ajri i ftohtë do të triumfojë por sa kohe të marë kjo është çështja dhe për këtë do të jemi “më të mençur” ditëve të ardhshme