Siç edhe kemi paralajmëruar, erëra të fuqishme priten sot në Kosovë, sidomos në viset malore.
Dëme materiale janë shkaktuar në Pejë, si pasojë e erërave të fuqishme që po fryjnë.
Në disa pamje të publikuara në mediat lokale, shihet se drunjtë janë rrëzuar dhe kanë dëmtuar një makinë që ndodhej aty pranë.
Pamjet thuhet se janë realizuar në afërsi të Spitalit rajonal të Pejës.