Një ciklon është aktiv tani në Mesdheun perëndimor dhe do të ndikojë në kushtet sinoptike në territoret tona, megjithatë nuk priten reshje të mëdha atmosferike te ne ngase cikloni është paksa larg viseve tona. Sidoqoftë ky ciklon ka filluar destabilizimin e atmosferës në Ballkan ku lokalisht ka zhvillime të stuhive të izoluara si në disa vise të Kroacisë, Sllovenisë dhe më vonë priten edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Stuhitë në territoret tona do të kapin vetëm disa rajone të caktuara, pra do të jenë krejtësisht të izoluara dhe nuk do të kapin sipërfaqe të mëdha për të shuar thatësinë e madhe që prapë ka përfshirë territoret tona.
Rrymimet ajrore nga ndikimi i këtij cikloni do të shkaktojnë ardhjen e pluhurit Saharin direkt nga shkretëtirat e Afrikes veriore dhe kjo mund të ndikojë që në ato rajone ku priten rrebeshe shiu të jetë i bashkëdyzuar me pluhurin saharian dhe të jetë i “pisët”.
Cikloni sjellë nxehtësi dhe temperatura të larta për shkak se aktivizon rrymimet ajrore nga Afrika veriore drejt rajonit tonë, por njëkohësisht do të ketë edhe zhvillime të stuhive të izoluara.
Dy ditët e ardhshme pritet kulminacioni i nxehtësisë, sidomos e shtuna do të jetë shumë e nxehtë, me temperatura dukeshëm mbi 30 gradë Celsius. Kjo nxehtësi e fortë vjen para stuhive të fuqishme që priten krejt në fundjavë./METEOBALLKAN