Gjatë kësaj fundjave rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e një cikloni të pazakonshëm i cili do të formohet në shtresat e larta të atmosferës diku në jug të Karpateve.
Karakteristikë e këtij cikloni që e bënë mjaft të pazakonshëm është rrugëtimi i tij nga lindja në drejtim të perëndimit sikur treguesit e orës të fillonin të ecnin në drejtim të kundërt. Zakonisht masat ajrore ciklonike nga Italia shkojnë drejt lindjes por në këtë rast është krejt e kundërta, pra cikloni direkt nga jugu i Karpateve do të vije te ne e pastaj në Itali.
Në terren poshtë nuk do të vërehet asgjë. Një gjendje normale me vranësira dhe riga shiu e fjolla bore në viset e e larta malore, por ky ciklon është interesant dhe i pazakonshëm për meteorologët që merren me fushën e meteorologjisë.
Sidoqoftë, sot në Kosovë po mbanë mot i vranët e me riga të dobëta lokale shiu. Nesër pritet të ketë reshje kalimtare shiu, ulje e temperaturave dhe reshje kalimtare bore në viset malore të cilat i sjellë pikërisht ky ciklon që do të rrugëtojë në drejtim të Italisë. Cikloni do të shkaktojë reshje të fuqishme në Itali dhe lokalisht në brigjet e Detit Adriatik.
Në territoret tona përpos disa viseve të Shqipërisë ende nuk priten reshje domethënëse këto ditë, por ka gjasa që në gjysmën e dytë të Nëntorit të kemi lëvizje pozitive në këtë drejtim./MeteoBallkan