Në këto çaste kemi kalimin e ciklonit të fuqishëm nga Italia dhe Ballkani drejt Evropes lindore dhe për këtë arsye kemi reshje në shumë vise të cilat vende-vende janë të dendura.
Përderisa një vorbullë ciklonike po largohet drejtë Rumanisë, Ukrainës dhe Rusisë një tjetër vorbullë ciklonike po krijohet pikërisht në Italinë veriore ose në Gjirin e Gjenovës. Këto reshje që po i shohim tani janë të ciklonit që po largohet dhe pritet që reshjet të pushojnë përkohësisht sonte gjatë natës dhe nesër paradite.
Reshjet që do të vijnë nesër dhe të dielën do të jenë të ciklonit të ri i cili tani po krijohet në veri të Italisë dhe ky ciklon do të na sjellë reshje mjaft intensive veqanërisht në Shqipëri dhe perëndim e veri të Kosovës ku mund të ketë edhe vërshime.
Reshje priten në tërë rajonin dhe pritet zbutje solide e thatësisë, por disa rajone mund të kenë probleme për shkak të reshjeve mjaft të dendura që priten deri të hënën pasdite.
Detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan