Temperaturat mjaft të larta që po mbretërojnë sot në rajon dhe ardhja e një mase ajrore jo-stabile ka shkaktuar destabilizim të motit në disa rajone si në disa vise të Malit të Zi, Serbisë dhe në veriperëndim të Kosovës ku pati dhe ende ka rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Këto jo-stabilitet ajrore janë të karakterit lokal dhe pritet të zgjerohen, por jo në tërë territorin. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të zgjeruara por prapë nuk duhet pritur reshje në tërë territorin e Kosovës. Reshje pak më gjithëpërfshirëse të shiut pritet nesër në Kosovë, por ende nuk ka reshje të mëdha të cilat do të zbusnin thatësinë esktreme që ka përfshirë rajonin tonë. Rrebeshe më të fuqishme nesër priten në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditën e sotme.
Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe disa vise të Shqipërisë, por edhe kësaj radhe nuk ka reshje gjithëpërfshirëse.
Të mërkuren pritet mot më i freskët dhe me pak reshje atmosferike./Meteoballkan