Edhe më tutje modelet indikojnë në reshje mjaft të mëdha shiu nga e diela e tutje në Gadishullin Ballkanik. Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë situata edhe sonte në parashikimin e motit është mjaft e ngjashme.
Pra, nga veriu i kontinentit në drejtim të Mesdheut do të depërtojë një sasi e madhe e ajrit të lagësht dhe jostabil ku si rezultat do të kemi krijimin e një cikloni të fuiqshëm në Mesdhei cili do të përfshijë pothuajse tërë Gadishullin Ballkanik. Ajri jostabil do të përqëndrohet me ditë të tëra mbi Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar shtrëngata lokale. Në disa rajone reshjet do të jenë mjaft intensive dhe për shumë kohë në të njëjtën hapësirë si p.sh. në Bosnjë dhe Hercegovinë ku ende ekziston potencial real për vërshime të përmasave të mëdha. Reshje të fuqishme shiu priten që nga Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, pastaj edhe Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Të gjitha këto shtete do të goditen herë pas here nga shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të theksojmë edhe një herë se më e rrezikuara do të jetë Bosnja dhe Hercegovina sepse në këtë shtet reshjet mund të përqëndrohen për një kohëe të gjatë, për dallim nga shtetet tjera ku reshjet e fuqishme do të jenë kalimtare, megjithatë nuk mund të përjashtojmë asgjë.
Sidoqoftë dita e shtunë do të jetë mjaft e këndshme dhe stabile në territoret tona, kurse të dielën do të fillojë përkeqësimi gradual i motit i cili në Kosovë do të arrijë pasdite vonë ose në mbrëmje./Meteoballkan