Se çfarë situate sinoptike kemi këto ditë në Kontinentin Evropian na tregon më së miri kjo foto e cila ka të bëjë me temperaturat. Në Spanjë dhe Portugali është më së ftohti këto ditë ku temperaturat mesatare sillen rreth 6 ose 7 gradë celsius, kurse më së nxehti është në Itali ku temperatura maksimale dje arrit deri në 29 gradë celsius. Edhe në Rusi temperaturat janë verore, ku ajo maksimale ka arritur deri në 27 gradë celsius.
Gjithashtu edhe Gadishulli Ballkanik është përfshirë nga vala e parë e nxehtësisë afrikane për këtë sezonë verore nëse mund ta quajmë ashtu. Gjithsesi arsyeja dhe qëllimi i këtij shkrimi oshte që të fokusohemi tek i ftohti i jashtëzakonshëm që ka përfshirë Gadishullin Iberik ku masat e ftohta ajrore nga Atlantiku kanë pushtuar atë rajon me reshje të dendura shium rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima, bubullimë dhe breshër si dhe reshje të dendura bore në viset kodrinore-malore.
Kjo situtatë edhe pse e rrallë megjithatë nuk është shumë jo e zakonshme sepse fushat ajrore me presion të ulët dhe të lartë atmosferik (ciklonet dhe anticiklonet) janë të pozicionuara në atë mënyrë që në drejtim të Italisë, rajonit tonë dhe Evropës ato dërgojnë masat e nxehta ajrore, kurse në drejtim të Gadishullit Iberik ato dërgojnë masat e ftohta ajrore./Meteoballkan