Një fenomen i rrallë meteorologjik ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.
Aty është regjistruar fenomeni i ashtuquajtur “dust devil” apo djalli nga pluhuri, që karakterizohet me erëra të fuqishme, njofton meteoballkan.com.
Sic mund të shihet në pamjet e mëposhtme si pasojë e erërave të fuqishme çadrat në një pushinë të Gjilanit kanë fluturuar në ajër.
Dust devil zakonisht shfaqet kur qielli është i pastër dhe zakonisht është i parrezikshëm.
Megjithatë, në disa raste të rralla mund të rritet aq shumë saqë paraqet rrezik për njerëzit dhe pronën.
Shikoni pamjet:
https://www.facebook.com/1301522409977223/videos/347073342629077/