Një aeroplan i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i drejtuar nga “gjahtarët e uraganëve” të qendrës kombëtare të uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ka filmuar momente të mrekullueshme të uraganit “Dorian” mbi Ishujt e Bahameve, afër Florides.
Jordan Sun, i cili ishte në bordin e aeroplanit, ka shkruar në ‘Twitter’ se është gjithmonë e frikshme të futesh në mes të një uragani.
Komentuesit thanë se këto pamje janë vërtetë të frikshme, ndërsa përgëzuan pilotët për guximin e treguar.