Një front i ftohtë ajror i cili kësaj radhe do të jetë më potent se herave tjera duke ulur dukshëm temperaturat dhe duke sjellur edhe reshje intensive kalimtare shiu në Kosovë dhe Mal të Zi është duke ardhur dhe tani në këto çaste gjendet në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pasiqë në territorin e Kosoves vjen në momentin e duhur, në orët e pasdites kur temperaturat janë paksa më të larta fronti mund të prodhojë procese të bujshme atmosferike me zhvillime të fuqishme të formave më të ndryshme të vranësirave duke përfshrirë edhe vranësirat vertikale ose konvektive që prodhojnë stuhi siç janë Cumulonimbus.
Eshtë një front krejtësisht tipik, me erëra të cilat kalimthi mund të jenë të fuqishme dhe reshje intensive gjatë dhe pas kalimit të frontit, megjithatë reshjet nuk zgjasin shumë.
Fronti do të kushtëzojë përpos reshjeve edhe ulje të temperaturave në Kosovë dhe Mal të Zi. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ndikimi i frontit do të jetë më i vogël. Në viset bregdetare e mesdhetare pothuajse inekzistent.
Pas kalimit të frontit nga nesër pritet stabilizim i motit , por një ditë ose dy mbetet mjaft freskët në zonat kontinentale sidomos natën dhe gjatë mëngjesin për të na kujtuar se vjeshta e vërtetë është në “prag të deres”./MeteoBallkan