Rajoni ynë edhe sonte gjendet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Kontinentit, mirëpo që nga dita e nesërme kjo masë e ftohtë ajrore do të tërhiqet në drejtim të veriut. Temperaturat minimale gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm pritet të ulen deri në minus 2 ose minus tre gradë celsius, kurse në viset më të larta malore deri në minus 10 gradë celsius. Ndjesia subjektive e të ftohtit është ende e fortë për shkakë të rrymimeve ajrore veriore.
Siç kemi thënë edhe paraprakisht nga nesër ngritje e temperaturave dhe përmirësim i motit. Në fotografi keni temperaturat gjatë natës dhe mëngjesit në tërë rajonin tonë dhe aty mund të orientoheni përafërsisht për rajonin tuaj./Meteoballkan