Mbrëmja po afron dhe temperaturat po ulen në territorin e Republikës së Kosovës sepse ende kemi mbetje nga ajri i ftohtl arktik. Në anën tjetër në Shqipëri po depërtojnë gradualisht masa më të nxehta ajrore nga Mesdheu.
Edhe gjatë natës së sontme në Kosovë priten ngrica por jo të mëdha. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në -4 gradë celsius, në viset malore më shumë, ndërsa nga nesër edhe në Kosovë pritet të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe në këtë mënyrë nuk priten më ngrica për disa ditë me radhë me përjashtim të viseve malore./Meteoballkan