Ditë mjaft e nxehtë edhe sot dhe kjo shihet edhe nga imazhet momentale satelitore të cilat paraqesin një kthjelltësi të pafund mbi rajonin tonë.
Edhe temperaturat janë mjaft të larta kur dihet se jemi në fund të Tetorit.
Mot i ngjashëm stabil, me diell dhe i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë orëve të ardhshme dhe dy ditëve të ardhshme.
Nga e mërkura në Kosovë priten reshje kryesisht të dobëta shiu, ndërsa nga e enjta reshje shiu priten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Në viset malore në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë do të paraqiten edhe reshjet e bores./Meteoballkan