Në Kosovë dhe rajon edhe sot po mban mot kryesisht stabil dhe i nxehtë.
Vende-vende ka vranësira të shtresave të larta atmosferike të cilan vijnë vazhdimisht nga jugperëndimi dhe të cilat nuk gjenerojnë reshje atmosferike.
Po ashtu në atmosferë edhe sot përpos vranësirave dhe intervaleve kohore me diell kemi ende grimca të pluhurit saharian të cilat janë të shpënrdara në shtresa të ulëta atmosferike e deri në tokë.
Edhe nesër pritet mot i ngjashëm por ndoshta për 2 ose 3 gradë më i freskët.
Krejt kjo vjen si rezultat i kombinimit të masave të thata anticiklonike dhe ciklonit në Mesdheun perëndimor/Meteoballkan